Tahiri kërkon që Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike të votohet me urgjencë nga Kuvendi

08 korrik 2020 | 11:56

Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Tahiri, ka nënshkruar vendimin me të cilin ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës, që në mënyrë urgjente, të përshpejtohen procedurat për aprovimin e Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike pas pandemisë COVID-19, në mënyrë që të mund të sanohen pasojat e shkaktuara në ekonominë e vendit tonë.

“Në këtë kohë, të gjitha vendet po ballafaqohen me pandeminë e cila ka shkaktuar pasoja të mëdha duke marrë jetëra njerëzish, njëkohësisht ka penguar edhe lëvizjen e lirë të njerëzve e të mallrave dhe ka dobësuar zhvillimin ekonomik. Prandaj, kësaj situate do t’i përgjigjemi me përkushtim dhe vullnet të plotë, në mënyrë që ne si institucione shtetërore të kryejmë detyrën tonë karshi nevojave të qytetarëve tanë”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka shkruar se edhe në të ardhmen Qeveria e Kosovës do të përkujdeset për trajtimin e temave të cilat kanë të bëjnë me interesin qytetar, e veçmas në situata kur duhet vepruar në mënyrë emergjente. “Presim bashkëpunim nga Kuvendi dhe të gjitha partitë parlamentare”, ka shkruar Tahiri.

Fotografia e Besnik Tahiri

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Boksieri britanik Tyson Fury, kampion bote në peshën e rëndë,…