Tahiri kërkon që të ndryshohet rregullorja e Kuvendit të Kosovës
19 prill 2021
| 12:00
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, në mbledhjen e sotme të Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, ka kërkuar që rregullorja e Kuvendit të shtyhet përpara dhe procesi të ketë një afat kohor.
Ai në këtë mbledhje ka theksuar se nuk ka logjikë që Kuvendi i Kosovës të mos mund ta ndryshojë që nëntë vite rregulloren.
Tahiri ka sugjeruar që Rregulloja e Kuvendit të reflektojë kontekstin e Kosovës.
Ai ka thënë se rregullorja në fjalë duhet ta lehtësojë punën e Kuvendit dhe jo ta pengojë.
Tahiri ka mirëpritur angazhimin e shoqërisë civile për kontributin e tyre me ndihmë profesionale në këtë drejtim.