Tahiri këshillon Kurtin: Kërko letër garancie për Asociacionin nga ShBA-ja dhe BE-ja

03 shkurt 2023 | 12:11

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri e ka këshilluar kryeministrin Albin Kurtin që të kërkoj letër garancie nga ShBA-ja dhe BE për Asociacionin.

Tahiri ka publikuar një letër të ngjashme që dikur ia kishte kërkuar Mogherinit si ndërmjetësuese e BE-së.

“Pasi pranimit të Asociacionit, Kryeministri Kurti nuk guxon të jap kompetenca ekzekutive për asociacionin. Hapi i parë është të kërkoj një letër garancie nga ndërmjetësuesit amerikan dhe BE, Escobar dhe Laijçak që më të cilën ata sigurojnë që Asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive dhe nuk do të jetë një nivel i tretë qeverisjes në Kosovë. Një letër të tillë unë si kryenegociatore kam arritur që ta siguroj nga Mogherini si ndërmjetësuese e BE-se me të cilën ajo ka siguruar se për BE-në Asociacioni nuk ka kompetenca ekzekutive dhe nuk do të jetë nivel i tretë qeverisje në Kosovë. Ja letra e Mogherinit drejtuar Kryeministrit të Kosovës”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Evropian (BE) ka përsëritur kërkesën e tij që Kosova…