Tahiri: Këtë vit sigurt do të ketë zgjedhje
31 mars 2018
| 22:29
Politiologu, Ramush Tahiri, ka folur rreth daljes së Listës Serbe nga qeveria dhe mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme.
Ai duke folur në televizionin publik në gjuhën serbe, ka thënë se veprimi i Listës Serbe, është demokratik, ani pse ajo është një faktor i rëndësishëm për qeverinë.
Ndërsa duke folur për atë nëse kjo qeveri tani është e qëndrueshme, Tahiri ka thënë se qeveritë e pakicës asnjëherë nuk janë të qëndrueshme, dhe vendi këtë vit pritet të shkojë në zgjedhje.
“Qeveritë e pakicës kurrë nuk mbijetojnë më shumë se një vit, kryesisht jetojnë gjashtë muaj. Kështu që këtë vit sigurt do të ketë zgjedhje. Ndoshta zgjedhjet do të mbahen në qershor, ose më së largu në muajin shtator”, ka thënë Tahiri.