Tahiri: KFOR-i po përforcohet në veri e sovraniteti po dobësohet
05 qershor 2023
| 13:50
Ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, duke folur për situatën e fundit në veri, ka theksuar se KFOR-i po përforcohet në veri e në anën tjetër sovraniteti i Kosovës po dobësohet në këtë pjesë.
Për këtë gjendje, Tahiri ka fajësuar qeverinë Kurti.
“KFOR-i po përforcohet në veri, sovraniteti po dobësohet! Madje Kosova nuk po pyetet; në këtë gjendje e ka sjellë kjo qeveri!”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.