Tahiri: Kjo qeveri dhe ky kryeministër nuk guxon ta kthejë Kosovën prapa
23 tetor 2023
| 13:34
Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se Kosova duhet të bashkërendohet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe faktorin tjetër ndërkombëtar.
Tahiri ka thënë se qeveria Kurti nuk guxon ta kthejë Kosovën prapa.
“Bashkërendimi i Kosovës me ShBA-në dhe faktorin ndërkombëtar është jetik për ne. Për këto dy veprime duhet me pasur një pozicion shtetëror. Një bashkërendim me faktorin ndërkombëtar është tejet e rëndësishme. Nuk guxon kjo qeveri dhe ky kryeministër ta kthen Kosovën prapa. Kthimi i Kosovës prapa është dëmtim i skajshëm i të gjitha arriturave deri më tani”, ka thënë Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.