Tahiri: Koalicionin AAK – Nisma do ta udhëheqë Haradinaj
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka folur rreth idesë që të lidhet një koalicion parazgjedhor me Nismën Socialdemokrate në këtë kohë.
Sipas tij, ka një kohë që janë në bisedime me Nismen Socialdemokrate për lidhjen e një koalicion parazgjedhor, raporton gazeta10.
Tahiri në emisionin ‘Politiko me Kushtrim Sadikun’ në Kanal10 ka treguar se koalicioni parazgjedhor AAK-Nisma do të udhëhiqet nga Ramush Haradinaj.
“Koalicionin do ta udhëheq Ramush Haradinaj, për shkak se ne kemi edhe një marrëveshje të ndarjes së ulëseve në listën zgjedhore, 70 për qind për AAK-në dhe 30 për Nismën. I kemi lënë edhe 10 për shoqërinë civile për të rritur garën në koalicion. Mirëpo nuk e kemi garën mes vete, por gara jonë është me një qeverisje e cila në rrafshin e brendshëm i ka bërë një dëme të madha Kosovës”, ka thënë Tahiri.