Tahiri: Kodi Civil shënon një hap vendimtar në reformat e drejtësisë

09 prill 2019 | 15:23

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka thënë se këtë vit kur po shënojmë 11-vjetorin e Kushtetutës tonë, Republika e Kosovës do të bëhet edhe me Kodin Civil, si një prej projekteve më të mëdha legjislative që është ndërmarrë pas saj.

Ai ka theksuar se kodifikimi i të drejtës civile është ndër projektet themelore të Ministrisë së Drejtësisë, i cili është duke u realizuar për herë të parë në historinë e shoqërisë dhe shtetit tonë sovran.

Sipas ministrit Tahiri, parimet e Kushtetutës dhe shtetit të së drejtës, barazisë para ligjit dhe standardeve bashkëkohore janë duke zënë vend në projekt Kodin Civil, i cili shënon një hap vendimtar në reformat e drejtësisë në Republikën e Kosovës.

“Projekt Kodi Civil është duke u hartuar përmes një procesi gjithëpërfshirës, udhëhequr nga modelet më të avancuara kontinentale dhe referencat progresive të traditave më të mira që njihen në Evropë. Struktura e tij përfshinë kapitujt e parimeve të përgjithshme, detyrimeve, pronësisë dhe të drejtave sendore, familjes si dhe trashëgimisë. Gjatë punës që kemi bërë kemi pasur përkushtim që të drejtat dhe detyrimet, pronësia dhe marrëdhëniet kontraktuale të definohen qartë dhe të gjejnë zbatim të lehtë nga institucionet e sistemit të drejtësisë. Fondamenti i këtij projekti është garancia e barazisë para ligjit për të gjithë qytetarët e Republikës, si instrument juridik që parimet e Kushtetutës tonë i sjellë në një format të zbatueshëm në përditshmëri”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Boksieri ukrainas Wladimir Klitschko ka deklaruar se nuk ka ndërmend…