Tahiri komenton vizitën e Hamzës në Shtëpinë e Bardhë, Kurtin e quan antiamerikan
Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka komentuar vizitën e Bedri Hamzës në ShBA, duke thënë se i ka rihapur dyert e Shtëpisë së Bardhë për Kosovën.
Tahiri ka kritikuar kryeministrin, Albin Kurti, duke thënë se kurrë nuk e ka parë rëndësinë e Amerikës për Kosovën dhe shqiptarët.
Ajo ka thënë se ende nuk dihet se cili është shteti i rëndësishme në kokën e Kurtit, të cilin e ka quajtur antiamerikan.
“Kryeministri i strukur n’shpi, ministrja e jashtme po ashtu – Bedri Hamza këto ditë rihapi dyert e Shtëpisë së Bardhë për Kosovën – po s’kishte si të jetë ndryshe. Kur për Kurtin ishte shtëpi e ngjyrave tjera, ai kurrë nuk e ka parë rëndësinë Amerikës për Kosovën dhe shqiptarët – ende s’dihet cili shtet është i rëndësishëm në kokën e Kurtit antiamerikan…”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.