Tahiri: Kompanitë që nuk i largojnë kabllot do të gjobiten
19 mars 2019
| 13:53
Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri ka paralajmëruar se kompanitë që nuk do t`i largojnë kabllot e tyre prej rrugëve do të gjobiten.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ka shumë raste që KEDS ndërron shtyllat, kurse kabllot e kompanive të tjera mbesin në rrugë. “Ka shumë raste që KEDS ndërron shtyllat, e kabllot e kompanive të tjera (telefon, internet, etj) mbesin në rrugë. Jemi duke i kontaktuar me radhë, dhe tashmë disa prej tyre kanë filluar t’i largojnë. Nuk do ta tolerojmë këtë kaos nëpër lagjet e Prishtinës. Kompanitë që nuk i largojnë kabllot e tyre, do të gjobiten”, ka shkruar ai.
/Epoka e re/