Tahiri: Kompensimi i viktimave të krimit, obligim themelor i institucioneve
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka përkujtuar 22 shkurtin, Ditën Evropiane për Viktimat e Krimit.
Tahiri ka thënë se kompensimi i viktimave të krimit është obligim themelor i institucioneve të drejtësisë, për të garantuar trajtim të dinjitetshëm ndaj tyre.
“ 22 shkurti – Dita Evropiane për Viktimat e Krimit, e gjen Kosovën liderë në rajon për mekanizmin e kompensimit të viktimave të krimit. Për të arritur që ky mekanizëm të profesionalizohet edhe më tutje, në Kodin e ri të Procedurës Penale, viktimave iu ofrohen ndihmë mjekësore, përkrahje psikologjike, strehim alternativ dhe ndihmë juridike të mirëfilltë. Ky kod që e kam sponzoruar për miratim në Kuvend, iu garanton viktimave edhe të drejtën për kompensim dhe rimbursim të shpenzimeve të bëra si rezultat i pjesëmarrjes së tyre në procedurën penale. Drejtësia nuk mund të quhet e plotë, nëse viktimat harrohen”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/