
Tahiri: Komuna e Mitrovicës do t’u qëndrojë pranë të gjitha OJQ-ve
10 maj 2022
| 15:16
Nënkryetari i komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri, ka vizituar OJQ-në “Mundësia”, shoqatën e njohur të gruas në Mitrovicë, të cilën e drejton Hasime Tahiri.
Gjatë kësaj vizite janë zhvilluar diskutime produktive rreth çështjeve që e preokupojnë këtë organizatë dhe kontributit që mund të vazhdojë të jap komuna e Mitrovicës.
Me këtë rast, nënkryetari Tahiri ka thënë se komuna do t’i qëndrojë pranë të gjitha OJQ-ve në Mitrovicë, për të bashkëpunuar në realizimin e projekteve në të mirë të qytetarëve.