Tahiri: Kontratat njëburimore janë nënshkruar pa asnjë transparencë
28 mars 2024
| 10:45
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ka folur për kontratat njëburimore.
Kjo seancë e jashtëzakonshme është thirrur nga PDK-ja.
“Deri në 200 milionë euro shkon shifra e kontratave njëburimore nga kjo qeveri”, u shpreh Tahiri.
“Duhet t’i analizojmë këto kontrata dhe të shohim sa janë reale. Janë kontrata njëburimore me shuma marramendëse. Shohim sigurimin e objekteve të KEK-ut, e çështje banale që janë kontratat burimore. “Kontratat njëburimore janë kontrata të nënshkruara në një tavolinë duke fshehur transparencën. S’ka transparencë”, u shpreh Tahiri, raporton “Ekonomia Online”.