Tahiri: Kosova nuk duhet të shkojë në dialog, pa u ndëshkuar Serbia
27 shtator 2023
| 10:26
Edita Tahiri, ish-kryenegociatore e Kosovës në dialogun teknik mes Kosovës dhe Serbisë, ka komentuar situatën politike pas sulmit terrorist në veri të vendit nga grupi i uniformuar që udhëhiqej nga Milan Radojiçiq, i kërkuar nga Kosova për vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe i sanksionuar nga ShBA-ja dhe Britania e Madhe.
Tahiri ka vlerësuar se Kosova nuk duhet të shkojë në dialog, pa u ndëshkuar Serbia.
“Pa u ndëshkuar Serbia, Kosova nuk duhet të shkojë në dialog – është njesoj sikur ‘ti me bisht e une pa djalë’, thënie e vjetër e jona e fuqishme!”, ka shkruar ajo në “Facebook”.