Tahiri: Kosova nuk ka nevojë për masa që mbrojnë pushtetin e politikanët
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se Kosova nuk ka nevojë për masa që mbrojnë pushtetin e politikanët, por ka nevojë për masa që e ruajnë qytetarin dhe ekonominë e vendit.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se çdo vendim që nuk konsultohet me komunat, me odat ekonomike dhe akterët tjerë e kthen Kosovën prapa.
“Kosova nuk ka nevojë për masa që mbrojnë pushtetin e politikanët, por ka nevojë për masa që e ruajnë qytetarin dhe ekonominë e vendit. Çdo vendim që nuk konsultohet me komunat, me odat ekonomike dhe akterët tjerë e kthen Kosovën prapa. Shëndeti i qytetarëve ruhet duke respektuar masat me përpikëri të IKShP-së dhe me inspektim rigoroz. Mos e bankrotoni shtetin!”, ka shkruar Tahiri.