Tahiri: Kosova rrezikon të ndahet, Osmani dhe Kurti po ia hedhin fajin njëri-tjetrit për Asociacionin

29 dhjetor 2023 | 13:44

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, në një konferencë për medie ka thënë se Kuvendin e Kosovës e ka karakterizuar një kaos i vërtetë me dhjetëra seanca që kanë dështuar si mungesë e kuorumit.

Ai ka thënë se partia në pushtet nuk ka votuar një serë rezolutash të propozuar nga kjo parti që do të kishin ndikim në jetën e qytetarëve.

“Me tri vendime që i kemi kundërshtuar si grup parlamentar i PDK-së dhe këto tri vendime e kanë renduar jetën e secilit qytetar të vendit tonë. Kemi kundërshtuar dhe kemi kërkuar shkarkimin e bordit të ZRrE-së që ka rritur çmimet dhe kemi kërkuar një rezolutë përmes së cilës kemi kërkuar që të rishikohet çmimi i energjisë elektrike dhe të zbres çmimi. Fatkeqësisht kjo rezolutë është rrezuar me vota ka grupi parlamentar i LV-së. Çështja e dyte që ka rënduar jetën e qytetarët është edhe rritja e tatimit në prone, ne me rezolutë kemi kërkuar që tatimi në pronë të jetë si në vitin 2022, që një gjë e tillë është rrezuar me vit nga LV-ja. Vendimi i tret që është kundërshtuar nga LV- ja ka qenë heqja e TVSh-së për produktet bazë”.

“Ju i keni parë edhe së fundit edhe shifrat alarmante nga ambasadat, ajo e Gjermanisë dhe Zvicrës, të largimit të qytetarëve nga vendi si arritje të kostos së jetesës. Kemi kërkuar me rezolutë që të rriten paga e zyrtarëve të Policisë. Mund të them që PK është e vetmja në rajon që nuk ka sigurim shëndetësor, ka qenë një fatkeqësi e madhe që kjo të rrezohet nga VV-ja. Ligjet që i kemi dërguar në Gjykatën Kushtetuese gjatë viti 2023 kanë qenë 6 ligje, dy prej të cilave kemi marr rezolutat pozitiv dhe katra presim që të marrim përgjigje”, ka thënë Tahiri, duke kritikuar qeverinë edhe për ndarjen e buxhetit mbi preferenca të partisë në pushtet.

“50 për qind e buxhetit dërgohet në katër komunat që qeverisë LV-ja. Nuk mund të diskriminohen ne baza partiake qytetarët e Kosovës, nuk mund të ndahet buxheti ku 50 për qind e buxhetit të shkojë në katër komuna e të tjerat në komunat tjera”.

“Kapaku i krejt kësaj punë është edhe një kontratë që është angazhimi i Gani Jakupit ku paguhet prej 7 mijë e 500 euro. Ajo që mund ta quajmë pozitive nga viti 2023 është reforma zgjedhore që është udhëhequr nga grupi parlamentar i PDK-së”, ka thënë Tahiri.

Më tutje, Tahiri ka thënë se Kosova me draft-statutin për Asociacionin rrezikon që të ndahet si Bosnja e Hercegovina, pasi sipas tij, Asociacioni është produkt i negociatave të Albin Kurti tash e dy vjet në Bruksel.

Ai duke komentuar deklaratën e presidentes Vjosa Osmani se qeveria nuk ka marr parasysh propozimin e saj që Kosova ta shkruaj vet draftin. Sipas tij, deklaratë e Osmani është përpjekje për t’i ikur përgjegjësisë.

“Themeli i kësaj trupe ekzekutive është një pushte paralel karshi qeverisë së Kosovës. Fatkeqësisht ky është një produkt i negociatave të Albin Kurti tash e dy vite në Bruksel. Asociacioni pikënisjen e ka në vetëmenaxhimin e marrëveshje së Ohrit”.

“Koordinimi mos koordinim mendoj që është një far lloj përpjeke që të i ikin përgjegjësi. Si presidentja edhe kryeministri. Nuk mund mi ik përgjegjësisë as kush, sepse nëse nuk janë marr komente parasysh është dashtë me fol atëherë e jo sot kur e kemi fakt të kryer. Këtë e shoh më shumë një lloj me i ikur përgjegjësi nga ajo që kemi në tavolinë e mos me marr përgjegjësi mbi këtë dokument, komentet e mia nuk janë marr parasysh se sa një angazhim që të mos vijmë deri tekë ky dokument. Ky është dokument i dëmshme që e ndan Kosovës siç e kemi të ndarë Bosnjën. Presidentja e vendi dhe as kush tjetër nuk guxon të i ik përgjegjësisë”, ka thënë Tahiri. /EO

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga: Prof. dr. Agim ZOGAJ Historia e një trillimi Po…