
Tahiri: Kosovës i duhet një kryeministër proamerikan
09 prill 2025
| 14:43
Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se administrata e re amerikane e përkrah njohjen reciproke në mes të Kosovës dhe Serbisë në dialogun e Brukselit.
Ajo ka vlerësuar se tani Kosova duhet të ketë një kryeministër proamerikan.
Tahiri ka shkruar në “Facebook” se Kurti ka qenë kryeministër antiamerikan.
“Presidenti Trump përkrahë njohjen reciproke si qëllim final i dialogut te Brukselit. Tash Kosova duhet të ketë një kryeministër pro-amerikan për tu arritur ky qellim, sepse me një kryeministër antiamerikan që patëm u dështua ky qëllim…”, ka shkruar Tahiri.