Tahiri kritikon Haxhiun për humbjen e ligjeve në Kushtetuese: Po të kishim humbur 4-5 ligje, do të jepja dorëheqje
02 janar 2025
| 17:07
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka qenë kritikues ndaj punës së ministres aktuale të Drejtësisë.
Ai ka thënë se nëse do t’i rrëzoheshin ligjet nga kushtetuesja sa ka qenë ministër, sic po ndodh me Haxhiun, do të jepte dorëheqje.
“Me mu pasë rrëzu në Gjykatë Kushtetuese si ministër 4-5 ligje për besë nuk kisha dasht me vazhdu punën por kisha dhënë dorëheqje. Është e rëndë, nëse të rrëzohen politikat tua, domethënë nuk po e kalojnë testin Kushtetues atëherë nuk jam për atë punë sepse nuk po di me e bë”, u shpreh ai në Reel Talk.