
Tahiri kritikon Kurtin: Me pazotësinë e tij ndërkombëtarizoi çështjen e dinarit deri në KS të OKB-së
Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti për çështjen e dinarit.
Ajo ka vlerësuar se Kurti me pazotësinë e tij e ka ndërkombëtarizuar dinarin serb deri në Këshillin e Sigurimit (KS) të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).
Në këtë kontekst, Tahiri ka thënë se janë duke u kthyer mbrapa sukseset e Kosovës.
“Dinari u ndërkombëtarizua deri në Këshillin e Sigurimit – kur shefi i parë i UNMIK-ut, De Melo provonte të na bindte së në Kosovë duhet të vazhdojnë ligjet që kanë qenë në fuqi para luftës pra edhe dinari, ne i përmbysem këto insistime të OKB-së. Sot me pazotësinë e Kurtit dinari u bë çështje ndërkombëtare, në vend se të promovohej suksesi jonë që atëherë u bëmë shteti parë që përdorte valute evropiane dhe jo jugosllave. Gjatë okupimit zbatuam markën gjermane, pasluftës euron. Kosova ka shënuar suksese historike, por ja që solli një kryeministër që i kthen mbrapa arritjet tona”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.