Tahiri kritikon pushtetin për mospjesëmarrje në seancën e sotme: Kanë vendosur të fshihen pas kapelave
16 tetor 2024
| 13:38
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka reaguar me mosprezencën e pushtetin në seancën e sotme të Kuvendit, ku po diskutohet për shlyerjen e paligjshme të borxheve të ambalazhusëve të ujit.
Ai ka thënë se pushteti nuk shkuar në Kuvend për t’u ballafaquar me aferat ku janë përfshirë.
Tahiri ka shkruar se deputetët e pushtetit kanë vendosur të fshihen pas kapeleve.
“As sot, pushteti nuk erdhi në Kuvend për t’u ballafaquar me aferat ku janë përfshirë. Kanë vendosur të fshihen pas kapelave. Por pas tyre nuk do të mund të fshihen gjatë. Ditët e qeverisjes ‘incognito’ do të marrin fund së shpejti”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.