Tahiri kritikon qeverinë: Ankesat i ka të mëdha, por angazhimin e vogël

04 qershor 2021 | 12:33

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se roli i opozitës është për të kritikuar qeverinë, por sipas tij kjo e fundit duhet të angazhohet më shumë dhe të ankohet më pak.

Ai ka thënë PDK-ja është e gatshme ta ndihmojë qeverinë, sidomos për çështjen e pandemisë.

“Ankesat vazhdojnë me qenë të mëdha. Angazhimi i qeverisë vazhdon me qenë shumë i vogël. Nëse krahasohemi me vendet e rajonit jemi më prapa sa i përket vaksinave apo ekonomisë dhe këtu s’po kërkojmë mrekulli për 80 ditë, por s’po shohim as angazhimin”, ka thënë Tahiri në interpelancën parlamentare ku është duke raportuar ministri Hekuran Murati.

Më tutje, Tahiri i ka kërkuar ministrit Murati që t’i trajtojë njëjtë edhe votuesit e partive të tjera.

“Qytetarët duhet të shpresojnë prej teje. Trajtoj barabartë të gjithë votuesit, sepse edhe ata hanë bukë këtu në Kosovë. Po kërkoj prej anës tënde që të kesh angazhim më të madh. Po na kritikon, por s’po flet asgjë”, ka thënë Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka…