Tahiri kritikon qeverinë për buxhetin: 80 për qind e projekteve kapitale janë të pafilluara
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, në seancën e Kuvendit të Kosovës ku po shqyrtohet në lexim të dytë Projektligji për buxhetin e vitit 2024, ka kritikuar qeverinë Kurti.
Tahiri ka thënë se kabineti qeveritar është i paaftë për të ushtruar mandatin kushtetuese.
Ai ka përmendur mungesën e shpenzimit të buxhetit për investimet kapitale.
“Për vitin 2022 shpenzimi i buxhetit ka qenë veç 60 për qind për investime kapitale, kurse për vitin 2023 veç 35 për qind deri në shtator. 80 për qind e investimeve për rrugë, shkolla… nuk janë investuar për shkak të neglizhencës së qeverisë. Mbi 1 700 projekte kapitale për vitin 2023 janë të pafilluara deri në shtator. Kabineti qeveritar është i paaftë për ta ushtruar mandatin kushtetues”, ka thënë Tahiri.
Ai ka përmendur edhe pagat për zyrtarët publikë duke thënë se atyre do t’iu zvogëlohet paga nga viti i ardhshëm.