Tahiri kritikon qeverinë për mosmbështetjen e kategorive të dala nga lufta e UÇK-së

27 nëntor 2023 | 13:38

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mosmbështetje të veteranëve të luftës së UÇK-së, invalidëve dhe familjarëve të dëshmorëve.

Ai ka thënë se edhe AAK-ja do të votojë kundër Projektligjit për Fondin Sovran dhe se nëse ai kalon do të adresohen në Gjykatën Kushtetuese.

“Janë dy çështje që dua t’i ngriti sot. E para për 28 nëntorin ku gjendja e veteranëve, invalidëve, familjarëve të tyre është në një gjendje shumë të rënd dhe nuk ka as një veprim nga kjo qeveri. Ne si grup parlamentar jemi duke punuar në amendamente që do ta ndihmojnë këtë kategori”.

“Është kërkesë e AAK-së që në buxhetin e ri që vjen këto kategori të trajtohen me respekt, me financim, pensione dhe paga. Kjo liri e cila festohet sot, kjo datë e cila do të festohet është falë Ushtrisë së Kosovës dhe veteranëve të saj:.

“Çështja e dytë lidhet me Fondin Sovran. Është caktuar që të jetë në seancën e radhës, e dëmton në esencë ekonominë. AAK-ja e kundërshton dhe do të adresohet në institucionet kushtetuese”, ka thën` Tahiri pas mledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se…