Tahiri: Kryeministri që 15 ditë në Evropë, herë bregdet të Greqisë e herë në Francë

19 korrik 2021 | 13:15

Në Kuvendin e Kosovës është duke u debatuar lidhur me propozimin e bërë për shkarkimin e Bordit e Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave.

Me këtë rast, deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje ka kohë që nuk ka diskutuar as për vetingun, as për kundër korrupsionin apo çfarëdo tjetër, por thjesht për shkarkimin e bordeve dhe emërimin e njerëzve të tyre nëpër këto pozita.

“Ju kujtohet me çfarë entuziazmi dhe çfarë angazhimi të madh keni pasur kur Edi Rama vendosi taksën prej 5 euro në rrugën e Kombit, sot deputetët e LV-së duhet të ndjehen të turpëruar se çdo qytetarë duhet të paguajë kur regjistron veturën 5 euro shtesë, një taksë Albin Kurtit prej 5 euro. Mundeni me ngrit zërin por është bërë vonë, madje në mënyrë të paligjshme. Krejt çka po flasim qe 4 muaj është për punësimet e shkarkimit, asnjë projekt zhvillimor nuk flasim. Asnjëherë, kjo është e tmerrshme dhe tregon më së miri gjendjen në vendin tonë dhe tregon vetë mënyra dhe sjellja e kryeministrit”, tha Tahiri.

Më tutje, Tahiri ka përmendur edhe shkuarjen e kryeministrit Kurti në Evropë dhe se i njëjti po vazhdon të qëndrojë atje prej 15 ditësh.

“Kryeministri i një prej vendeve më të varfra në Evropë që gjen kohë 15 ditë me ndenjur nëpër Evropë, herë në bregdet të Greqisë herë të Francës. Kjo tregon më së miri çfarë njeri i papërgjegjshëm na udhëheq. Sot shkon në Bruksel me u taku me Vuçiqin edhe atë prej Kanës prej festivali, ndoshta e merre dhe ndonjë regjisor me veti se është motivuar prej ndonjë filmi. Kjo tregon për njerëzit e papërgjegjshëm që na udhëheqin. Ne e shohim edhe mosprezencën e juaj, çfarë interesi keni me i kaluar marrëveshjet ndërkombëtare. Më të rëndësishme e keni me e ditë a është rehatuar një nip, një teze një dajë në një bord se sa a kalojnë marrëveshjet ndërkombëtare. Mirë që këtë papërgjegjësi po e shohin qytetarët”, është shprehur Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjashtë burra dhe një grua, që të shtunën u kthyen…