Tahiri: Ku e merr guximin Kurti ta quajë naive politikën e jashtme të presidentit Biden?

02 qershor 2023 | 12:41

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka marrë fjalën në seancën e Kuvendit, ku po diskutohet për tensionet në veri të Kosovës dhe tensionimin e raporteve diplomatike të qeverisë Kurti me qeverinë amerikane.

Tahiri ka thënë se Kosova po qëndron në ballinat e mediave ndërkombëtare, ku tregohet se i kërkohet asaj që ta de-eskalojë situatën në veri.

“Që katër ditë jemi në ballina të gazetave më prestigjioze në botë, për eskalimin e situatës. Kosovës i kërkohet de-eskalim. Kjo është mjerim, kjo është katastrofë”, ka thënë Tahiri.

Më tutje, Tahiri ka thënë Kurti po i rrezikon raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e kjo nuk mund të lejohet.

Ai i ka përmendur edhe fjalët e kryeministrit Kurti për sekretarin amerikan, Antony Blinken, deklaratat e të cilit i ka quajtur “të padrejta”, “të gabuara” dhe “naive”.

Tahiri  e ka pyetur se ku e ka marrë Kurti guximin të sulmojë në këtë mënyrë politikën e jashtme të presidentit amerikan, Joe Biden.

“Ku e merr guximin kryeministri i Kosovës me e quajtur naiv politikën e jashtme të presidentit Biden? Ky na përfaqëson krejtëve. Ky është kryeministër i vendit. Nuk është thjesht Albin Kurti i opozitës. Prandaj, është e papranueshme”, ka thënë Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka kritikuar kërkesat e…