Tahiri: Kur e gjithë bota është bashkuar në luftë kundër koronavirusit, politikanët tanë po bëjnë luftë për pushtet

24 mars 2020 | 12:37

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit politike në vendin tonë.

Ajo ka thënë se përçarjet poltike në kohën e pandemisë janë një marrëzi.  Tahiri ka thënë se kur e gjithë bota është bashkuar në luftë kundër koronavirusit, politikanët tanë po bëjnë luftë për pushtet.

“Përçarjet politike nuk po i ndal as pandemia. Çfarë marrëzie, çfarë papërgjegjësie, u harruan qytetarët, u harrua mbrojtja e tyre. Kur e gjithë bota është bashkuar në luftë kundër koronavirusit, politikanët tanë po bëjnë luftë për pushtet. Sot i vunë në huti qytetaret për orarin e lëvizjes së lirë, e cila në vend se t’i mbrojë do t’i dëmtojë. Po kush më shume se ata që janë në pushtet duhet ta njohin se çfarë thotë Kushtetuta për këtë çështje”.

“Do të mbahet mend gjatë kjo marrëzi, do ta shkruaj një faqe të errët në historinë politike të Kosovës. Është koha për bashkim, jo për ndarje, sot jetët e njerëzve janë mbi të gjitha. Le të na kujtohet intervenimi i NATO-s për mbrojtjen e jetëve të njerëzve, 21 vjet më parë, kur SHBA dhe Aleanca veriatlantike vunë vlerën njerëzore para çdo vlere tjetër. Tash këtë e kemi në dorën tonë, kthejuni njerëzve sepse pushteti është i përkohshëm…njerëzimi dhe njerëzia janë të përhershme”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet në  “Facebook”.

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=3132126863486473&set=a.1636835476348960&type=3&theater

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një njoftim të Zyrës së Presidencës finlandeze, bëhet e…