Tahiri: Kurti dëshmoi se ka një lexim të mbrapshtë të historisë politike të vendit

17 janar 2023 | 13:55

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për epitet që i ka dhënë ish-politikanit serb Oliver Ivanoviq, i cili dyshohet për krime lufte.

Në profilin e tij në “Facebok”, ai ka shkruar se me ato cilësime kryeministri Kurti ka dëshmuar se ka një lexim krejt të ndryshëm e të mbrapshtë të historisë politike të vendit.

“Albin Kurti përkujtoi dje Oliver Ivanoviçin, me epitete që për të mos thënë ndryshe, përfundimisht nuk i paska ditur askush tjetër përveç tij. Me këtë rast, Kryeministri dje iu dëshmoi qytetarëve të Kosovës se ai ka një lexim krejt të ndryshëm e të mbrapshtë të historisë politike të vendit, ndryshe nga populli, ndryshe nga e vërteta. Një kryeministër që ka lexim të mbrapshtë të historisë, nuk është kurrfarë garancie se mund të arrijë diçka historike. Krejt përkundrazi!”, ka shkruar Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në maj të vitit 2021, presidentja Vjosa Osmani, përmes një…