Tahiri: Kurti dhe Osmani janë të përfshirë në aferën e Martin Berishajt

20 shkurt 2023 | 13:05

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka kritikuar sërish krerët e shtetit për rastin e ambasadorit Martin Berishaj.

Ai teksa ka folur para mediave pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, ka thënë se refuzimi i shkarkimit të Berishajt nga kryeministri Albin Kurti dhe presidentja  Vjosa Osmani dëshmon se ata janë të përfshirë në atë aferë të madhe.

“Derisa Kurti dhe Osmani refuzojnë shkarkimin e ambasadorit Berishaj, dëshmon se këtu kemi të bëjmë me një aferë jashtëzakonisht të madhe dhe se në të janë të përfshirë edhe krerët e shtetit”, ka thënë Tahiri.

Këtë javë në Kuvendin e Kosovës do të mbahen dy seanca, por shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se Kuvendi është në kaos, derisa janë 50 pika të vitit të kaluar që ende nuk janë përfunduar.

“Legjislaturën e karakterizon një kaos. 50 pika të vitit 2022 të papërfunduara. 6 seanca të pambyllura të vitit të kaluar. Kjo tregon që LV-së është duke pasur probleme jashtëzakonisht të mëdha në menaxhimin e kësaj legjislature”, ka thënë Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më në fund te Mercedesi kanë zgjidhur problemin e mbipeshës…