Tahiri: Kurti e humbi përkrahjen amerikane për njohje reciproke
02 mars 2023
| 13:53
Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se e ka humbur njohjen reciproke.
Tahir në “Facebook” ka shkruar se njohja reciproke në qendër ishte e përkrahur nga Amerika dhe se këtë mundësi e ka humbur kryeministrit, Albin Kurti.
“Si e humbi Kurti përkrahjen amerikane për marrëveshje me njohje reciproke në qendër? Presidenti Biden me letër e përkrahu Kosovën që ta fitojë njohjen reciproke, Kurti e humbi”, ka shkruar Tahiri, duke kërkuar nga Kurti që ta shpjegojë këtë humbje.