Tahiri: Kurti e ka shansin të tregojë si e dështoi ekonominë e Kosovës në Forumin Ekonomik të Austrisë
03 nëntor 2024
| 19:09
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar pas lajmit që kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar drejt Austrisë për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik atje.
Tahiri ka thënë se kjo është një mundësi ideale për Kurtin që të ligjëroj në Austri për atë se si e ka çuar ekonominë kosovare drejt dështimit.
“Kryeministri Kurti po merr pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës, një mundësi kjo ideale për pjesëmarrësit tjerë që qeverisjen e tij ta trajtojnë si model të dështimit, ose një shans i rrallë për të, që të ligjeroj se çfarë kanë qenë planet dhe veprimet e tij që quan në dështimin ekonomik në Kosovë!”, ka shkruar Tahiri.