Tahiri: Kurti i ka dy rrugë, ta çojë emrin e mandatarit ose të tërhiqet
17 prill 2020
| 00:14
Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se kryeministri në detyrë i vendit, Albin Kurti, i ka dy mundësi, ta çojë emrin e mandatarit ose të tërhiqet.
“Nëse Kurti e don këtë vend më shumë se veten e vet, ai ose duhet me cu emrin e mandatarit ose me u tërhjek”, është shprehur Tahiri.
Tutje, ai përmendi edhe njëherë gatishmërinë e partisë së tij për t’u futur në qeveri me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Nismën.
“Ne dimë që në këshillin e LDK’së ka një votim pro koalicionit LDK, AAK, Nisma. Ne kemi thënë se jemi të gatshëm për qeverisje”, u shpreh Tahiri./T7