Tahiri: Kurti ia rriti pagën vetes, ua uli gjyqtarëve dhe prokurorëve
22 dhjetor 2022
| 15:19
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka reaguar pasi në seancën e sotme të Kuvendit deputetët e pozitës e kanë miratuar në lexim të dytë Projektligjin për Pagat në sektorin publik.
Në reagimin e tij, Tahiri ka thënë se me këtë projektligj kryeministri Albin Kurti e ka rritur pagën e vet, por e ka ulur atë të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
“Mazhoranca e udhëhequr nga LV-ja e miratoi Ligjin për Pagat në sektorin publik. Kryeministri Kurti me këtë ligj, ia ka rritur pagën vetvetes, ndërsa ua ka ulur pagat gjyqtarëve dhe prokurorëve. Tash luftimi i krimit e korrupsionit, me gjasë do kalojë në tjetër nivel. Urime”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.