Tahiri: Kurti lëshoi pe, nuk dihet edhe sa kohë do të qarkullojnë targat ilegale
Ish-kryengociatoria e Kosovës për dialogun me Serbinë, Edita Tahiri ka komentuar marrëveshjen e arritur për çështjen e targave në Bruksel.
Tahiri përmes një postimi në “Facebook” ka shkruar se Kurti ka lëshuar pe, dhe se nuk dihet edhe sa kohë do të qarkullojnë targat ilegale në veri të vendit.
Ajo ka thënë se edhe kësaj here nuk u bë publike marrëveshja e arritur, duke theksuar se nuk dimë edhe çfarë kompromise të tjera ka bërë Kurti.
“Marrëveshja për targa u arritë, Kurti lëshoi pe, tash nuk dihet edhe sa kohe do të qarkullojnë targat ilegale në veri të vendit, meqë nuk ka afat marrëveshja. Sikur të dëgjoheshin amerikanët afati do të ishte 10 muaj. Prapë nuk u bë publike marrëveshja, nuk i dimë edhe çfarë kompromise tjera ka bërë Kurti si në të kaluarën. Por një gjë e dimë, Kurti as Qeveria e tij nuk guxon të bëjë marrëveshje pa njohje reciproke me Serbinë. Nëse lëshon pe përballë do ta gjej popullin e Kosovës, të cilin e njoh mirë sepse është popull shembullor që di të mbroj interesat kombëtare”, ka shkruar Tahiri.