Tahiri: Kurti nuk heqë dorë nga privilegjet dhe xhipat e zi
02 qershor 2024
| 14:38
Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se kryeministrit Kurti nuk jep dorëheqje sepse, sipas tij nuk mund të heq dorë nga privilegjet e nga xhipat e zi.
Tahiri ka thënë se për të shkuar në zgjedhje të parakohshme duhet të ndodh dorëheqja e Kurtit.
“Tash kur do dihet që vetëm dorëheqja është opsion për zgjedhje të parakohshme, e kjo dihet që nuk ndodh, sepse Kurtin edhe zvarrë me tërheq nga Zyra e Kryeministrisë, ai nuk hjek dorë nga privilegjet e shumta e nga xhipat e zi që dikur i ‘urrente. Ne si parti do të shtrojmë pyetje e do ti ofrojmë alternativat. Aleanca i ka ato, do ti shihni e do t’i debatojmë tani e tutje”, ka thënë Tahiri.