Tahiri: Kurti po e trajton veriun në mënyrë të veçantë

09 shkurt 2022 | 12:35

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti se po e trajton në mënyrë të veçantë pjesën veriore të vendit.

Në seancën e jashtëzakonshme parlamentare, ai ka thënë se mospërfshirjen e veriut në shtrenjtimin e rrymës është zgjerim i një autonomie për veriun.

“Fatkeqësisht Qeveria dhe Albin Kurti është duke e trajtuar në mënyrë të veçantë veriun. Dhe unë mendoj që tash po shihet që Albin Kurti e ka një agjendë për veriun. Pra këtu kemi të bëjmë pikërisht me zgjerimin e një autonomie me angazhimin e kësaj qeverie që këta njerëz ta kenë një autonomi pikërisht në atë pjesë të vendit. Kjo është jashtëzakonisht e dëmshme dhe kjo është arsyeja pse Albin Kurti nuk guxon me marrë pjesë në seancë, sepse nuk ka arsyetim pikërisht për veriun”, ka thënë Tahiri.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Shqipëri,…