Tahiri: Kurti po kërkon shpëtim nga dështimi përmes zgjedhjeve

14 maj 2024 | 11:38

Ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë – Serbi, Edita Tahiri, ka reaguar pas takimit të kryeministrit Albin Kurti me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi.

Tahiri ka thënë se Kurti është në kërkim të shpëtimit të tij nga dështimet përmes zgjedhjeve.

Por, ajo ka shtuar se Kurti s’po kërkon shpëtimin e Kosovës nga izolimi evropian.

“Kurti në kërkim të shpëtimit të vet nga dështimet përmes zgjedhjeve, por jo në shpëtimin e Kosovës nga izolimi evropian!”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni i Garave i Federatës së Basketbollit të Kosovës të…