Tahiri: Kurti po krijon pozicion për kushtet e dorëzimit
24 maj 2024
| 14:46
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se kryeministri Albin Kurti është duke krijuar kushte që të diskutojë dorëzimin e tij me opozitën.
Ai ka thënë se seanca si e sotmja, ka vetëm vonim.
“Kjo qeveri nuk ka si t’iu dalë qytetarëve përpara, pensionistëve, 80 mijë shërbyesve civilë, pagës minimale më të ulët në Ballkan. Mbi të gjitha, nuk ka si t’ju dalë përpara, as vëllezërve e motrave tona në diasporë, që nuk ka arritur të bëj një marrëveshje për votimet në ambasada përkatëse. Kurti duke u dorëzuar ka krijuar një pozicion për kushtet e dorëzimit, por ne presim kapitullimin e tij me dorëheqje. Ka vetëm vonim se p’shtim nuk ka prej ballafaqimit të Kurtit me këto tema”, ka thënë Tahiri.