
Tahiri: Kurti po pretendon ta dështoi tutje Kosovën duke insistuar që të bëhet prapë kryeministër
Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedime me Serbinë, Edita Tahiri, ka komentuar vizitën e djeshme të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s në Kosovë.
Ajo ka vlerësuar qëndrimin e shefit të NATO-s, i cili ka thënë se Serbia duhet t`i mbajë përgjegjës autorët e sulmit në Bosnjë.
Në anën tjetër, ajo e ka kritikuar Qeverinë Kurti për pasojat që po ia shkakton Kosovës.
Tahiri ka shkruar në “Facebook” se nëse Kurti bëhet prapë kryeministër këto pasoja do të jenë më të mëdha.
“Vizita e sekretarit te NATO-s e la Kosovën në sanksione, ndërsa mbeti veç në fjalë kërkesa që Serbia duhet të jap llogari për sulmin në Banjskë – dështimet e qeverisë, Kurti po i pëson Kosova tutje, ndërkaq Kurti po pretendon ta dështoj tutje Kosovën duke insistuar që të bëhet prapë kryeministër…çfarë mjerimi i një pushtetari..”, ka shkruar Tahiri.