Tahiri: Kurti po sillet e pështillet dhe nuk po e formon Qeverinë
Besnik Tahiri nga radhët e AAK-së, ka komentuar situatën e fundit politike të krijuar në Kosovë, me ngecjen e bisedimeve mes LDK-së e VV-së për formimin e koalicionit.
Përmes një postimi në “Facebook”, Tahiri ka thënë se lideri i VV-së, Albin Kurti po zvarrit formimin e Qeverisë. Sipas tij është e papranueshme që një person që deri dje ka folur për parime politike, sot për një qeveri më shumë ose më pak, e mban pezull një vend.
“Po bëhen 3 muaj nga përfundimi i zgjedhjeve dhe ende Albin Kurti sillet e pështillet dhe nuk e formon qeverinë. Është e papranueshme, dikush që deri dje ka folur për parime politike, sot për një ministri më shumë a më pak me mbajt pezull një vend. Albin, Isa Mustafa nuk të jep pozitën e presidentit, kështu që mos na humb kohë as neve e as vetit. Populli të votoi për me marr përgjegjësi jo me e mbajt atë pezull”, ka shkruar Tahiri.