Tahiri: Kurti se ka bërë fusnotën, por s’ka lënë t’zezë pa thënë

08 dhjetor 2021 | 14:42

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka kritikuar qasjen e kryeministrit Albin Kurti, që ka shpërfaqur të martën në Bruksel.

Ndërsa sa i përket përfaqësimit të Kurtit me fusnotë në Bruksel, Tahiri ka thënë se në të kaluarën ai nuk kishte lenë gjë pa thënë.

“Kur të jemi në Bruksel, jemi me reflektuar seriozitet si shtet. Pozicionet duhet të jenë të qarta. Qasja e Kurtit ka qenë gabim dhe e paqartë. Kosova të gjitha garancionet që ka marrë për komunitetin joshumicë i ka realizuar përmes pakos së Ahtisarit. Çfarëdo tendence që synohet, intervenimi, që të merr ky institucion, kompetenca është e pakalueshme dhe do të dëmtojë të arriturat e Kosovës tash e 20 vjet. Një çështje tjetër përgatitja e Kosovës kandidate për anëtare është e mirë, por qasja ishte jo serioze dhe kishte shumë pasaktësi. Kurti se ka bërë fusnotën, por s’ka lanë të zezë pa thënë, për njerëz në pushtet”, deklaroi Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesja e detyrës së shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes…