Tahiri: Kurti s’guxoi me ia kërkuar njohjen ‘de-jure’ Vuçiqit, Asociacionin ia dha me dy duart
27 qershor 2024
| 12:59
Ish-kryenegocitorja e Kosovës, Edita Tahiri, ka thënë se kryeministri Albin Kurti nuk ka guxuar t’ia kërkojë njohjen “de-jure” presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.
Ajo ka thënë se Kurti ia ka dhënë Serbisë Asociacionin me dy duart.
“Kurti s’paska guxuar me ia kërkuar njohjen ‘de-jure’ Vuçiqit, ndërsa Asociacionin ia paska dhënë me dy duar. Dështim pas dështimi”, ka shkruar tutje Tahiri.