Tahiri: Kurti të plotësojë kërkesat e Amerikës, pavarësisht se është antiamerikan
01 qershor 2023
| 11:36
Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri, ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti, që pa vonesë t’i plotësojë kërkesat e Amerikës.
Ajo e ka quajtur Kurtin antiamerikan, duke shtuar se pavarësisht kësaj ai duhet t’i plotësojë kërkesat ë Amerikës, sepse sipas saj Kosova është mbi të gjitha.
“Kurti t`i plotësoj kërkesat e Amerikës pa vonesë, pavarësisht se është antiamerikan sepse Kosova është mbi të gjitha”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.
Amë tutje, ajo ka thënë se Kosova do ta ndëshkojë Kurtin, ashtu siç aleati kryesor amerikan e ndëshkoi Kosovën.
“Kosova sot e ndëshkuar nga aleati kryesor amerikan do ta ndëshkoj Kurtin!”, ka shkruar Tahiri.