Tahiri, Kurtit: Keni mbetur me vetëm katër komuna

18 nëntor 2021 | 13:02

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, i ka thënë kryeministrit Albin Kurti se ka mbetur me vetëm katër komuna, teksa ka përmendur se PDK-ja do të udhëheq me nëntë komuna.

Ai përmendi edhe numrin e qytetarëve që kanë votuar për këto dy subjekte politike.

“Se di a e ke kuptu se na patë lodh 14 shkurti, 14 shkurti. Ka ardh 14 nëntori. A e din me sa komuna ke mbet kryeministër? A e din kryeministër se ke mbetur me 4 komuna që i përfshinë komplet 220 mijë qytetarë. Do me thënë PDK-ja i qeverisë 9 komuna që i përfshinë diku 620 mijë qytetarë. Qe ku je mbet kryeministër, apo e sheh?”, ka thënë Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka prezantuar Logon e…