Tahiri, Kurtit: Kuvendi të duhet veç kur të vjen ngushtë
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që ta ndryshojë qasjen në raport me zhvillimet e përgjithshme në vend.
Tahiri ka thënë se Kurtit i duhet Kuvendi vetëm kur është ngushtë.
“Të gjithë jemi të vetëdijshëm për situatën e cila ka qenë buzë një rreziku shumë të madh dhe si rrjedhojë, të gjitha partitë opozitare, edhe ne në kuvend, kemi vendosur ta mbajmë retorikën poshtë, në mbështetje të kryeministrit tonë, sepse është në ballafaqim me Serbinë”.
“Ty kryeministër, ky Kuvend të duhet veç kur të vjen ngushtë. Të ka ardhur ngushtë me referendum, e ke sjell rezolutën, të ka ardhur ngushtë më zgjedhjet në Serbi, të kemi mbështet. Sot a po e sheh si po rrimë të qetë, sepse po e dimë që vendi është në rrezik. Vendi ka qenë në rrezik, andaj qasjen ndryshoje, fokusi mos të jetë në elemente të vogla, të cilat na sjellin në situatë ku me të vërtetë duhet të kthehemi me kokulur”, ka thënë Tahiri.