Tahiri: Kushtetuta ka përmbushur qëllimin politik
Koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri, ka vlerësuar se Kushtetuta e Kosovës e ka përmbushur qëllimin e saj politik.
Tahiri në profilin e vet në “Facebook” ka shkruar se pas 10 viteve disa neneve kushtetuese iu ka skaduar afati.
Sipas tij, është me rëndësi që në një të ardhme të afërt të ketë një trajtim serioz të shkallës së aplikushmërisë së Kushtetutës dhe zbatimit praktik të ligjeve që derivojnë nga ky dokument.
Ja postimi i plotë i Tahirit:
Kur po shënojmë 10 vjetorin e Kushtetutës, është me rëndësi të bëjmë tri konstatime:
1. Është dokument i avacuar që përmbush standardet ndërkombëtare në raport me organizimin dhe ndarjen e pushtetit, përmbushjen e të drejtave të njeriut dhe respektimit të plotë të lirive dhe të drejtave themelore të pakicave.
2. Si dokument historik dhe juridik, Kushtetuta jonë ka përmbushur qëllimin politik për të shërbyer si akti themelor pas shpalljes së pavarësisë dhe duke qenë ombrella e ligjeve që i kemi në fuqi.
3. 10 vjet pas, një numri të madh të ligjeve dhe neneve kushtetuese iu ka skaduar afati. Është me rëndësi që në një të ardhme të afërt të ketë një trajtim serioz të shkallës së aplikushmërisë së Kushtetutës dhe zbatimit praktik të ligjeve që derivojnë nga ky dokument.
Në këtë frymë, sprovat dhe praktikat e ndërtuara tregojnë se ndryshimet duhet të reflektojnë kontekstin, njëkohësisht duke ruajtur vlerat e së ndërtuara dhe avancimin e mëtejmë në funksion të shtetndërtimit.