Tahiri: Kushtetuta u shkel nga qeveria Kurti, marrëveshja me Serbinë të shkojë në Kushtetuese

09 prill 2023 | 14:10

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka përkujtuar sot 15-vjetorin e miratimit të Kushtetutës së Kosovës.

Tahiri në “Facebook”, ka shkruar se akti më i lartë juridik i Kosovës është shkelur disa herë nga Qeveria e Kosovës.

Më tutje, ajo ka thënë se Kushtetuta as që përmendet në marrëveshjen e Ohrit që u arrit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, më 18 mars dhe sipas saj, kjo marrëveshje duhet të shkojë në Kushtetuese.

“Sot Dita e Kushtetutës të shtetit tonë. U shkel nga qeveria, nuk përmendet në marrëveshje me Serbinë, madje as për asociacion dhe vetëmenaxhim për pakicën serbe. Marrëveshja duhet të shkojë në Gjykatën Kushtetuese!”, ka shkruar Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Papa Fraçesku u është drejtuar rusëve duke iu kërkuar që…