Tahiri: Kushtëzimi i Serbisë nga BE-ja, rezultat i punës së qeverive të kaluara

22 prill 2024 | 16:28

Ish-kryenegocitorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka komentuar kushtëzimin e Bashkimit Evropian (BE) për Serbinë me normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Tahiri ka thënë se ky rezultat është i dialogut nga qeveritë e kaluara, teksa ka akuzuar Qeverinë Kurti që nuk ka bërë asnjë përparim.

“Sot BE-ja zyrtarisht kushtëzoi integrimin e Serbisë me normalizimin e raporteve me Kosovën te bazuar ne Kapitullin 35 që e arritëm kur isha unë kryenegociatore. Ky është rezultat i dialogut nga ne qeveritë e kaluara, pra ia vumë kushtin Serbisë se nuk ka pranim të Serbisë në BE pa njohjen e Kosovës. Ndërsa kjo qeveri nuk bëri asnjë përparim…”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka nisur mbledhja e Këshillit të Sigurimit i Kombeve të…