Tahiri: Kuvendi duhet të ketë mendim rreth të gjeturave të raportit të KE-së
20 nëntor 2023
| 13:04
Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se me kërkesë të partive opozitare, të enjten do të diskutohet për Raportin e Komisionit Evropian (KE).
Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Tahiri ka thënë se është e rëndësishme që Kuvendi i Kosovës të ketë mendim rreth gjetjeve nga ky raport.
“E dini që të enjten mbahet seancë dhe ne si opozitë kërkuam që të diskutohet për Raportin e Progresit dhe si AAK kërkojmë të ketë një pozicion të Parlamentit karshi këtyre masave të Bashkimit Evropian”.
“Si AAK jemi në proces të amandementitmit për buxhetin e vitit 2024 e ku mungojnë shumë amendamente që do të trajtojnë probleme të qytetarëve”, është shprehur Tahiri.