Tahiri: Largimi i ambasadores Çitaku dhe ambasadorit Gashi është dështim
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për shkarkimin e disa ambasadorëve, të cilët sipas tij tërë veprimtarinë ia kanë kushtuar Kosovës.
Ai ka përmendur me emra ambasadorët të cilët janë shkarkuar nga kjo qeveri, siç ishin Qëndrim Gashi e Vlora Çitaku.
“Mendoni që në diplomaci ka pasur njerëz që kanë qenë banditë e të paaftë. Tha e kemi reduktuar numrin që kanë qenë të emëruar politikë. Kush ka qenë i emëruar politik? Ne kemi pasur emër të nderuar politikë, Qëndrim Gashi, Vlora Çitaku e shumë emra të tjerë që ia kanë kushtuar veprimtarinë Kosovës. Largimi i këtyre njerëzve duhet të konsiderohet dështim. Marrëdhëniet tona me shtete janë të rëndësishme. Asnjë sukses tjetër veç vendosja e raporteve diplomatike. Ne nuk po mundemi të bëhemi pjesë e këshillit të Evropës”, ka thënë Tahiri, duke kritikuar ministren Donika Gërvalla për politikën e jashtme.