Tahiri: Ligji për pagat s’e rrezikon stabilitetin fiskal e buxhetin
Koordinatori nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri, ka thënë se Pakoja e reformës shtetërore dhe në veçanti Ligji i Pagave në asnjë situatë nuk rrezikon as stabilitetin fiskal e as parametrat buxhetor.
Ai në një postim në profilin e tij në “Facebook” ka bërë me dije se me përgjegjësi të plotë Qeveria, në veçanti Ministria e Administratës Publike e ka analizuar secilin detaj financiar dhe se kostoja e Ligjeve është e kalkuluar sektor për sektor.
“Kushdo që ka nevojë ta konfirmoj deklarimin tim, a është ajo Odë Ekonomike apo është media mund të drejtohet në MAP dhe zyrën time për info shtesë”, ka shkruar Tahiri.
Postimi i plotë i tij:
Pakoja e reformës shtetërore dhe në veçanti Ligji i Pagave në asnjë situatë nuk rrezikon as stabilitetin fiskal e as parametrat buxhetor. E them me përgjegjësi të plotë që qeveria, në veçanti Ministria e Administratës Publike e ka analizuar secilin detaj financiar dhe se kostoja e Ligjeve është e kalkuluar sektor për sektor deri në centin e fundit dhe kur po shkruaj, ky kalkulim është në Ministrinë e Financave për vlerësimin final.
Kushdo që ka nevojë ta konfirmoj deklarimim tim, a është ajo Odë Ekonomike apo është media mund të drejtohet në MAP dhe zyrën time për info shtesë.
Përndryshe, deklarimet gjenerike i shoh ose si mungesë informacioni ose si tendencë me goditë një punë shumë të madhe dhe reformë që është parakusht për një shtet dhe administratë të fortë dhe evropiane.